Mënyra sesi shkruani, forca që përdorni apo edhe madhësia e gërmave janë një tregues i personalitetit tuaj. Ja disa prej tipareve dhe çfarë tregojnë ato për ju.

Forca që ushtroni gjatë kohës që shkruani:

Fort – Jeni një njeri tepër emocional.

Lehtë – Nuk jeni një njeri që i shprehni ndjenjat hapur.

Madhësia e gërmave:

Të vogla – Keni përqendrim të mirë, perspektivë të ngushtë sa i përket jetës dhe aftësinë për t’u fokusuar në qëllime të caktuara që i vini vetes.

Të mëdha – Perspektiva juaj për jetën është e gjerë dhe nuk mërziteni lehtë. Jeni gjithshtu një njeri që keni nevojë që t’ju vlerësojnë.

Si e mbani dorën kur shkruani:

Majtas – Jeni introvert dhe ju pëlqen të jeni të pavarur.

Drejtë – I kontrolloni mirë emocionet tuaja dhe rrallë herë i tregoni ato. Mendimet racionale mbizotërojnë emocionet tuaja.

Djathtas – E keni të thjeshtë të krijoni miqësi me të tjerët, por nga ana tjetër jeni më të prirur për të patur luhatje humori.

Sa hapësirë lini mes fjalëve:

Pak – Nuk e jeni fort të mirë në menaxhimin e kohës.

Të barabartë – Jeni njerëz të kthjellët, me qartësi të lartë mendore dhe e doni shumë rregullin.

Shumë – Ju pëlqen liria dhe nuk ndiheni mirë kur tejmbusheni me emocione. E doni shumë hapësirën tuaj.