#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Për adhuruesit e udhëtimeve, Skandinavia ka përfaqësuar gjithmonë një ndalesë magjepsëse dhe ndjellëse, një domosdoshmëri e pashmangshme që herët a vonë duhet eksploruar.

Bukuria e peizazheve të kartolinave të qyteteve nordike, organizimi i përsosur dhe të gjitha ato karakteristika kaq të ndryshme nga realiteti ynë i përditshëm janë pothuajse të pamundura për t’u rezistuar,veçanërisht  nga  ata si ne që janë të etur për zbulime.

Kopenhagen është një destinacion shumë i avancuar që josh me atraksionet e tij të panumërta, bukurinë e peizazheve dhe trashëgiminë e rëndësishme historike dhe kulturore. Dhe jo rastesisht mban titullin e qytetit më të jetueshëm në planet.

Kopenhagen është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Danimarkës, me një popullsi prej rreth 650,000 banoresh ,qe së bashku me zonat urbane shkon përafërsisht 1,4 milion banorë.

I vendosur në dy ishuj ne Detin Baltik, me nje pozicion të favorshëm gjeografik. Kopenhageni dikur kontrollonte të gjithë tregtinë detare në Evropën verilindore, veçanërisht kur ishte kryeqyteti i një shteti që zotëronte të dy brigjet e ngushticës, mes Detit te veriut dhe detit Balltik. Ai i ruan ende shenjat e atij roli politik dhe  ekonomik dhe konsiderohet kryeqyteti më i bukur i Evropës veriore.

/tvklan.al