Disa vrasje seriale makabre janë zbuluar nga policia ruse, që datojnë që prej vitit 1999.

Një çift bashkëshortësh është arrestuar si përgjegjës për vrasjen e 30 personave. Deri tani janë identifikuar 7 nga viktimat, ndërsa dy të arrestuarit kanë pranuar krimet.

Ata u kapën në rajonin Krasnodarsky në Rusi. Sipas hetuesve, pasi i vrisnin, çifti ushqehej me viktimat e tyre. Rasti i vrasjeve seriale u zbulua pas gjetjes së eshtrave të një gruaja në një konvikt ushtarak.

Policia ruse nuk ka bërë të ditur identitetet e të arrestuarve, pasi hetimet vijojnë për identifikimin e viktimave të tjera.

/tvklan.al