Një ton është shitur 10 mijë $, dyfishi i çmimit të mëparshëm

Çmimi i kakaos arrin shifrën e maksimumit historik. Një ton është shitur 10 mijë $, duke shënuar kështu me shumë se dyfishim të çmimit që nga nisja e vitit 2024, ndërsa në muajin shkurt regjistrohej 5888 $ për tonelatë.

Sipas analizës fitimet në muajin mars janë rritur me 54%, ndërsa nga janari rritja përllogaritet në 130%, duke shënuar kështu ngritje në tregjet botërore të paprecedentë.

Luhatjet e çmimit të kakaos varet nga disa faktorë. 2 prodhuesit më të mëdhënj në botë janë Ghana dhe Bregu i Fildishtë, që zënë 60% të tregut global. Instabiliteti politik, ekonomik, tregu ilegal dhe moti janë ndër faktorët kryesore që ndikojnë në luhatjet dhe ku ndikohet një zinxhir i gjatë që përfundon tek konsumatori, që së shpejti do të ndjiejë rritjen e cmimit.

Ndërkohë që Bregu i Fildishtë ka deklaruar se mbledhja e prodhimit që nis në prill, do të jetë më e ulët në krahasim me vitet e mëparshme, duke kaluar nga 600 mijë ton, në rreth 400 mijë ton për këtë vit.

Klan News