Ceremonia e ndarjes së çmimeve britanike të filmit “BAFTA” ishte një shfaqje e vërtetë glamuri.

E mbajtur në dielën në mbrëmje, në Royal Opera House, ashtu siç pritej, parakalimi i personazheve të famshëm në tapetin e kuq tërhoqi një vëmendje të jashtëzakonshme.

Cate Blanchett, Julianne Morre dhe Kate Winslet, ishin disa prej aktoreve të famshme që u shfaqën me veshje të mahnitshme, duke u siguruar që e gjithë vëmendja të ishte e fokusuar tek to.

Ngjyrat e errëta e dominuan këtë mbrëmje, ndërsa detaj që padyshim binte në sy ishin puplat. Për më shumë, po ju sjellim disa prej veshjeve më të bukura të kësaj mbrëmje. /tvklan.al