markuFacebook ka prezantuar pak kohë më parë një opsion që lejon postimin në llogarinë tuaj edhe pasi ju të ndaheni nga kjo jetë.

Bëhet fjalë për “Kontaktin e Trashëgimisë”, i cili lejon një person të përzgjedhur nga ju të postojë në “Timeline” pas vdekjes suaj.

Këtë kontakt ju mund ta zgjidhni nëpërmjet “Settings” (Konfigurimeve).

Kontakti i Trashëgimisë, nuk do të ketë mundësinë të hyjë në llogarinë tuaj me anë të fjalëkalimit dhe as të lexojë mesazhet tuaja private, por mund t’iu përgjigjet kërkesave të miqësisë, të ndryshojë foton tuaj të profilit, cover-it dhe të bëjë postime.

Për të zgjedhur “Kontaktin e Trashëgimisë” ju veproni duke klikuar Settings, më pas Security, “Legacy Contact” dhe më pas klikoni emrin e mikut tuaj që dëshironi t’i lini këtë trashëgimi.

Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm në SHBA.

tvklan.al