Portugalia mund të jetë më e suksesshme në Euro 2024 nëse le në stol Cristiano Ronaldo dhe të injorojë egon e tij.

Kjo është këshilla që jep ish-futbollisti i Liverpool dhe përfaqësueses çeke, Patrick Berger.

Ai mendon se Ronaldo nuk duhet të jetë gjithmonë titullar, por ta nisë nga stoli, pasi mund t’i bëjë mirë të gjithë ekipit.

“Mendoj se Portugalia është një ekip fantastik dhe që mund ta fitojë turneun edhe pa Cristiano Ronaldo pa minuta e parë në fushë. Kanë më shumë mundësi nëse nuk luan çdo ndeshje nga fillimi. Po të luante titullar ndaj Çekisë do të isha i lumtur. Nëse do ta niste nga stoli do të isha më i shqetësuar”, tha ai.

Portugalia në grup përveç Çekisë ka edhe Turqinë dhe Gjeorgjinë. Cristiano Ronaldo këtë sezon ka shënuar 42 gola me Al Nassr pavarësisht 39 viteve mbi supe.

Me përfaqësuesen e Portugalisë numëron 128 gola në 206 ndeshje. Cristiano Ronaldo fitoi Euro 2016 me përfaqësuesen portugeze.

Tv Klan