Cristiano Ronaldo shënoi tripletën e tij të 65 të karrierës në fitoren e Al-Nassr ndaj Abha-s me rezultatin 8-0 në Ligën Pro Saudite. Ky është e trigolëshi i dytë radhazi për 39-vjeçarin. Ylli portugez realizoi në 20 minutat e para nga goditjet e dënimit. Më pas ai dha një asist për senegalezin Sadio Mane. Pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi golin e tretë në minutën e 42 të lojës.

39-vjeçari shkon në 29 gola të shënuar në këtë sezon, 7 më shumë se sa ndjekësi më i afërt ndërsa ka avantazh në garën për Këpucën e Artë. Ronaldo kontribuoi në golin e pestë dy minuta më vonë kur i dha asistin Al-Sulaihim.

Golat e tjerë për Al Nasr u realizuan nga Ghareeb dhe dygolëshi i Al-Aliwa. Al-Nassr shkoi në kuotën e 62 pikëve, 12 pas kryesuesve të kampionatit Al-Hilal, që gjithashtu fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Al-Okhdood.

Klan News