Murgesha ChristineTë gjithë e kujtojmë filmin “Murgeshat Gazmore”, të cilat kanë mbetur ende në memorine e shikuesve me humorin por dhe zërin e tyre hyjnor. Por Cristina Scuccia-s nuk është një personazh filmi, ajo është një murgeshë 25-vjeçare nga Italia që ka rrëmbyer zemrat e milionave persona në të gjithë globin.

Audicioni live i Murgeshës Christina në programin “The Voice of Italy”, ku ajo këndoi “No One” nga Alicia Keys ka arritur të tejkalojë videon e reperit PSY, të famshmen Gangnam Style, duke kapur mbi 45 milionë klikime në YouTube.

Jo vetëm kaq, vetë Alicia Keys e ka komplimentuar murgeshën në Twitter.

Cristina Scuccia është 25-vjeç dhe ka lindur në Sicili. Ajo jeton në kongregacionin “Orsoline della Sacra Famiglia” në Milano. Aktualisht ajo është një nga konkurentet e “The Voice 2” në Itali.

Ndonëse ende në fazat e para të këtij show, nëpër media të ndryshme ajo konsiderohet si fituese e këtij edicioni. Vitin e shkuar ishte këngëtarja shqiptare Elhaida Dani e cila rrëmbeu vendin e pare në “The Voice of Italy”.

Edlira Kalaja