Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se pret që sot edhe një vend ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i diplomacisë serbe, nuk ka përmendur emrin e këtij shteti, por që ka theksuar se është i dhjeti në listën e tërheqjeve të njohjes.

“Sot, pres që edhe një shtet ta tërheq njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturit shtetit të Kosovës, do të jetë i dhjeti që vepron kështu”, ka thënë Daçiç./Klan Kosova.