Ditë e qetë në kryeqytetin serb në ditën e pavarësisë së Kosovës. Këtu nuk ka patur shumë aktivitete dhe deklarime politike si zakonisht, por vetëm sa për ta kujtuar se Serbia nuk pajtohet.

Pasi kreu i shtetin ndodhej në Gjermani, shefi I diplomacisë serbe, Ivida Dacic, me socialistët e tij, kanë udhëhequr. Një ekspozitë me vendet që ka arritur, sic thotë, tia heq Kosovës nga lista e njohjeve duke premtuar se nuk do të heq dorë.

Ivica Daçiç, ministër i jashtëm i Serbisë:

Ata na i kanë vënë taksat pasi nuk kanë arritur të futen në Interpol. Në çdo takim ndërkombëtarë kemi kërkesa të heqim dorë nga lobimi, kurse ata të vazhdojnë. Ne duam paqe, por veprimet e një anshme nuk do të verifikohen ndërkombëtarisht.

Pa Kosovën si njeriu pa zemër, thuhet në një foto si porosi të patriarkut serb. Familjet e viktimave serbe janë mbledhur për të kujtuar krimet e shqiptarëve në Kosovë duke kërkuar drejtësi ndërkombëtare. Firmët e tij e vuri edh këtu Daçiç duke u premtuar se Serbia do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Serbia thotë se Kosova nuk ka aq njohje sa pretendon Prishtina. Një protestë kundër tradhtisë dhe marrëveshjeve me Kosovën e ka thirrur një ditë më vonë demokratët e ish-kryeministrit dhe presidentit nacionalist, Vojisllav Koshtunica.

Tv Klan