Çdo javë, ato mblidhen prova dhe kryejnë ekspedita për të kuptuar dinamikën e këtij ekosistemi

I vendosur brenda Shkollës Rosenstiel të Universitetit të Majamit të Shkencave Detare, Atmosferike dhe Tokësore, me pamje nga hapësira e qetë e Gjirit Biscayne, ndodhet një laborator i drejtuar nga Dr. Catherine Macdonald.

Si drejtore e Programit të Kërkimit dhe Konservimit të Peshkaqenëve të universitetit, Dr. Macdonald kryeson kërkimin mbi habitatet e peshkaqenëve ndërsa thekson edukimin shkencor për vajzat e reja.

Çdo javë, Dr. Macdonald dhe ekipi i saj nisin ekspedita kërkimore në bordin e anijes së tyre, duke mbledhur mostra dhe të dhëna jetike për të kuptuar dinamikën e ekosistemit të Gjirit Biscayne. 

“Një nga pjesët më domethënëse të të qenit grua shkencëtare është puna që laboratori im bën për të mbështetur vajzat dhe interesin e tyre. Pra, ne bëjmë udhëtime ku përfshihen vajzat e shkollës së mesme të cilat studimet tregojnë se kjo është një moshë kur vajzat mendojnë se shkenca nuk është për ato. Por tanimë unë mendoj se numri i vajzave që dëshirojnë të bëhen pjesë e laboratorëve është e lartë. Unë marr aplikime nga vajza të reja që janë të emocionuara në lidhje me peshkaqenët, ndonjëherë thjesht duke bërë pyetje shkencore, ndonjëherë duke pyetur se si mund të rriten ose si mund të jenë ato si unë. Dhe, mendoj se për të gjithë laboratorin tim, përgjigjja e këtyre pyetjeve është një nga gjërat që ne e shohim me të vërtetë shumë shpërblyese.”

Mes studentëve të Dr. Macdonald është praktikantja e saj më e re, Haley Aker, një studente pasioni i përjetshëm i së cilës për shkencën detare dhe peshkaqenët e tërhoqi atë në laborator. Udhëtimi i Aker pasqyron një tregim të përbashkët të këmbënguljes mes shkencëtareve femra aspiruese.

“Kam aplikuar në laboratorë të shumtë të peshkaqenëve dhe u përpoqa të fusja këmbën time në derë, duke u takuar me profesorë të tjerë dhe duke u përpjekur për të nxjerrë emrin tim atje për të gjetur një mundësi për veten time. Por dukej se ata po zgjidhnin vetëm të tjerë. Meshkujt ishin vullnetarë dhe ndihmës të tyre, dhe ata thjesht nuk zgjidhnin vajza. Më në fund ky laborator më dha mundësi për të punuar, dhe e them me plot gojë që unë po bëj punën e endrrave të mia.”

Nëpërmjet angazhimit të saj ndaj ruajtjes dhe dashurisë së saj për peshkaqenët, Dr. Macdonald po përgatit një brez të ri shkencëtarësh të gatshëm për t’u përballur me kompleksitetin e ruajtjes së botës detare. 

Sipas saj e gjithë puna në laborator është sfiduese, por edhe njëherazi të ngjall gjithnjë e më shumë kuriozitetin për këto specie.

“Peshkaqenët janë vërtet të vjetër. Ne po flasim për kafshët që kanë qenë këtu përpara krijimit të pemëve, që kanë qenë këtu përpara unazave të Saturnit, përpara Yllit të Veriut. Kafshët që kanë ka qenë pjesë e historisë së këtij planeti për më shumë se 400 milionë vjet. Dhe kështu ideja se ne mund të jemi arsyeja që shumë prej këtyre specieve zhduken është e frikshme. Por mund të jemi, në gjendje që ata të kalojnë këtë periudhë të vështirë.”

Teksa ndryshimet klimatike janë bërë edhe më të shpeshta në kohë, ekipi i Catherine mbledh monstra dhe kryen ekspedita për të parë gjendjen e këtyre specieve në dete e oqeane.

“Mostrat që marrim na ndihmojnë t’u përgjigjemi pyetjeve se si funksionon ky ekosistem tani. Por ato do të na ndihmojnë gjithashtu t’u përgjigjemi pyetjeve se si ai po ndryshon përballë ndryshimeve të shkaktuara nga njeriu që ne e dimë se tani po bëhen edhe më të shpeshta në kohë dhe në të ardhmen mund të kenë pasoja të rënda. Dhe kështu që të kuptuarit dhe gjetja e mënyrave për të ndihmuar kafshët është një pjesë e madhe e mënyrës për të siguruar që këto popullata do të jenë të shëndetshme kur të vijë e nesërmja.”

Shkencëtarët kanë gjetur disa prova se disa lloje peshkaqenësh po migrojnë më në veri ndërsa ujërat e tyre amtare bëhen më të ngrohta. Një studim mbi peshkaqenë tigër të publikuar në janar zbuloi se speciet, të cilat kalojnë dimër në Florida ose Bahamas dhe udhëtojnë në veri gjatë verës, duke zgjeruar gamën e tyre gjeografike.

Normalisht, peshkaqenët nuk e kalojnë Virxhinian kur përpiqen të arrijnë ujërat më të freskëta gjatë muajve të verës, por studimi tregon se ata migrojnë edhe në Neë England. E njëjta gjë vlen edhe për peshkaqenë dema të cilët janë gjetur në ujërat jashtë Karolinës së Veriut dhe në Misuri dhe Illinois pasi temperaturat në rritje i kanë detyruar të kërkojnë prenë e tyre në vende të tjera. Veshkat e këtyre lloj peshkaqenësh mund të riciklojnë ujin e kripur, duke i bërë ato një nga speciet e vetme të peshkaqenëve që mund të mbijetojnë në ujë të freskët, sipas National Geographic.  

Një studim i publikuar vitin e kaluar zbuloi se që nga vitet 1970, popullsia e peshkaqenëve oqeanikë kanë rënë me 71 për qind për shkak të mbipeshkimit.  Për shkak të kësaj, tre të katërtat e specieve të peshkaqenëve janë në rrezik të zhdukjes, thotë studimi. Por, ligji për mbrojtjen e këtyre specieve, ndalimet e gjuetisë së peshkaqenëve, përpjekjet për të reduktuar kapjen e tyre kanë qenë në fuqi që nga vitet 1990 dhe shkencëtarët kanë vënë re se disa popullata të peshkaqenëve janë duke u rikuperuar.  

Klan News