Debiasi-pas-Armenise

Gianni De Biasi vijon të befasojë me vlerësimet në sondazhet e ndryshme, falë kualifikimit të Shqipërisë në Europian.

Trajneri i Kombëtares është përfshirë në grupin e trajnerëve më të mirë të botës nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Stastistikës në Futboll.

De Biasi mori 23 pikë në këtë garë, duke u renditur i gjashti për të lënë pas një emër të madh si Del Bosque, trajneri kampion i Europës në fuqi me Spanjën apo Martino i Argjentinës.

Vlerësimi bëhet nga specialistë nga pesë kontinente.

Fituesi për 2015 është Jorge Sampaoli, trajneri i Kilit, i cili vitin e kaluar triumfoi në Copa America.

Po ky institut, publikoi edhe renditjen e skuadrave botërore.

Skënderbeu ndodhet në vendin e 108 në klasifikimin e klubeve, duke ngjitur 261 pozicione, duke kaluar kundërshtarin e fazës së grupeve në Europa Legaue, Lokomotiv Moskva, apo ekipin pjesëmarrës në Champions League, Malmo.

Kjo renditje përcaktohet nga ecuria e ekipeve në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare ku në krye është Barcelona.

Tv Klan