De Biasi

Është njoftuar për fitoren e 3 pikëve në tavolinë nga Presidenti i Federatës, Armand Duka. I gjendur me pushime me familjen dhe miqtë, trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi nuk e beson ende vendimin e CAS në favor të ekipit që drejton.

Gianni De Biasi – Trajneri i Kombëtares Shqiptare: “Gati nuk e besova. Jam edhe tani i habitur. Kasha shpresuar dhe besuar dhe tashmë jam shumë i kënaqur. Më telefonoi Presidenti Duka dhe nga zëri dallohej gëzimi i tij. Sot duhet të festojmë, jam për disa ditë pushimesh me miqtë dhe sonte do të festoj. Por duhet të festojmë vetëm sot që të mos rrëmbehemi nga euforia”.

Trajneri De Biasi shpreson që ndaj Danimarkës dhe Portugalisë të mos pësojmë humbje.

Gianni De Biasi – Trajneri i Kombëtares Shqiptare: “Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara me Portugalinë dhe Danimarkën. Shpresoj të marrim një rezultat pozitiv në të dy këto takimet për të qenë më pranë kualifikimit. Nëse nuk arrijmë të paktën të jemi ndër skuadrat e treta më të mira”.

Reagime kanë postuar në rrjetet sociale edhe disa prej futbollistëve të kombëtares. Taulant Xhaka, Etrit Berisha e shumë të tjerë kanë postuar urimet e tyre duke vlerësuar dhënien e drejtësisë me vendimin e CAS.

Tv Klan