Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një ceremoni lamtumire për Gianni De Biasi. Ai është trajneri i cili dërgoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e Europianit, duke lënë shenjë në futbollin shqiptar.

De Biasi i falenderoi të gjithë për vitet që kaloi pranë Kombëtares, duke uruar që rrugët të bashkohen sërish në të ardhmen.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e nderoi Gianni De Biasi me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” për kontributin e tij jo vetëm në futboll, por edhe në përmirësimin e imazhit të vendit të tonë. TV KLAN