epa04961256 Albania's soccer team head coach Giovanni De Biasi during a press conference in Tirana, Albania, 03 October 2015. De Biasi announced the squad for the UEFA EURO 2016 qualifying Group I matches of Albania against Serbia on 08 October 2015 and Armenia on 11 October 2015.  EPA/ARMANDO BABANI

Gianni De Biasi pas shumë vlerësimeve është bërë pjesë edhe e një ankete të organizuar nga “Gazzetta dello Sport” në faqen e saj në internet.

Trajneri i Kuqezinjve është përfshirë në një listë ku ndodhen edhe Massimiliano Allegri, Antonio Conte dhe Maurizio Sarri.

Në këtë listë nuk ka vetëm trajnerë futbolli, por janë të përfshirë edhe nga sporte të tjerë.

Sergio Scariolo, i cili drejton përfaqësuesen e basketbollit të meshkujve në Spanjë. Ai voton Gianni De Biasi. “Preferoj të përmend emrin e tij, pasi arritja e tij është e rëndësishme duke parë edhe kushtet, pasi të realizosh diçka jashtë është më e vështirë se në vendin tënd”, deklaroi trajneri kampioni Europës në fuqi në basketboll për meshkuj.

Një vlerësim interesant, por ata që vendosin janë lexuesit që kanë mundësinë të votojnë. Anketa është e hapur deri në 30 Nëntor, ndërsa fituesit do të përcaktohen në më 17 Dhjetor në ceremoninë që do të mbahet në Milano.

Tv Klan