Kombëtarja pritet të nisë një tjetër aventurë, pas debutimit historik në një turne ndërkombëtar, Europiani që u zhvillua këtë verë. Shqipëria e drejtuar nga Gianni De Biasi, nis me Maqedoninë në 5 Shtator në Shkodër, kualifikueset e Botërorit 2018. Trajneri i Kuqezinjve në një intervistë për “Football Magazine”, thotë se do të përpiqen të arrijnë një tjetër kualifikim, pavarësisht grupit të vështirë.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares):

“Në jetë nuk duhet të mënjanosh asnjë mundësi, në grupin tonë kemi Spanjën dhe Italinë, por nuk duhet nënvlerësuar edhe Izraeli, kur kanë topin në zotërim janë të rrezikshëm, duhet të përgatitemi dhe të përpiqemi me të gjitha forcat, pasi kalon vetëm e para direkt, ndërsa e dyta luan ndeshjet shtesë, ne do të përpiqemi për të dyja mundësitë.”

Një provë e rëndësishme do të jetë miqësorja e 31 Gushtit me Marokun, ku Gianni De Biasi do të shikojnë formën e lojtarëve. Gjatë ditëve të fundit pati zhvillime me disa lojtarë të Shqipërisë, të cilët zgjodhën të kalojnë te Kosova. Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Alban Meha vendosën të mos përfaqësojnë më Shqipërinë.

Tv Klan