komisioni i pronave 2

Ndryshimet në ligjin e shpronësimeve dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik, kanë sjellë debate në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Projektligji parashikon ndërhyrjen e shtetit kur pronari i truallit nuk bie dakord me investitorin në rastet e investimeve, që do të konsiderohen si strategjike.

Kundër projektligjit është shprehur opozita, por edhe deputetët e LSI-së kanë patur rezerva.

Projekligji u votua në parim me votat e mazhorancës.

Tv Klan