Në dëgjesën e tretë publike, Krybashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako premtoi se do të rishikojë projektin për ndërtimin e Velierës. Dako tha se do të shikohet mundësia për të mbrojtur antiken dhe ndërtuar modernen.

Arkeologët kërkuan të bëhen sondazhe për nëntokën.

Gjatë diskutimit të projektit, arkitektë, urbanistë dhe juristë debatuan ashpër me Kryetarin e Bashkisë Dako, në lidhje me kufirin e zonës A arkeologjike dhe zonës B arkeologjike.

Pasi gërmimet për ndërtimin e Velierës nxorën në dritë rrënoja të periudhës otomane, nisi debati i ashpër mes shoqërisë civile dhe qytetarëve durrsakë me Bashkinë Durrës.

Ata kërkojnë pezullimin e punimeve. Në vendin prej rreth 100 metra katrorë, ku dolën rrënojat, janë ndërprerë punimet, por në pjesën tjetër të sheshit, mjetet e rënda vazhdojnë.

Tv Klan