Dekorimi i Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Kamzës, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave botërore. E përditshmja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dekorimit të Presidentit të ri Amerikan.

“Bashkia e Kamzës votoi unanimisht për Trump, si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator i politikës së jashtme, një komunikator popullor mendjemprehtë dhe një udhëheqës i kohëve moderne”,

shkruan “Daily Mail”.

Në vendimin e marrë dje nga kjo Bashki, thekson gazeta britanike, përshëndetej Trump për

“ofrimin e shpresës për të gjithë amerikanët, të cilët me të drejtë e ndjenë veten të tradhëtuar nga klasa politike.

“Kamza, në periferi të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, është e drejtuar nga opozita e qendrës së djathtë , me kryetar Xhelal Mziun, i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar një foto të vetes duke qëndruar pranë Trump, të dy me shenjën e fitores”,

e përfundon shkrimin e saj “DailyMail”./tvklan.al

daily-xhelali