Makina më me vlerë dhe më e kërkuar, që i përket epokës së para Luftës së Dytë Botërore , mund të bëhet makina e dytë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një Bugatti Type 57SC Sport Tourer dhe vlera fillestare llogaritet tek 13 milion dollarë.  Makina e epokës, e cila do të dalë në shitje muajit e ardhshëm, pikërisht me datë 10 mars.

Aktualisht ajo përshkruhet si “automobili më i mirë dhe më i kërkuar nga koleksionistët, përsa i përket makianve të para luftës së dytë Botërore”.

Sipas ekspertëve, ajo është një mjet që kombinon volumin dhe stilin, luksoze me një motorr garash të përshtatur për rrugë.

Ky ekzemplar i rallë, i cili është ende një bishe në rrugë sipas koleksionistëve, është porositur në vitin 1937 nga George Rand, agjenti i shtëpisë prodhuese Bugatti në Neë York dhe përbëhet nga një turp prej katër sediljesh Sports Tourer, të prodhodhuar Vanden Plas.

Pas kalimi në një sërë pronarësh shumë të kujdeshëm, ajo sot është pjesë e grupit Bugatti. Shtëpia e famshme e ankandeve “Bonhams” e përshkruan mjetin si “në gjendje i impersionuese mekanike, stukturale dhe nga ana e paraqitjes së jashtme”./tvklan.al