Qeveria meksikane planifikon të përdorë delfinët e trajnuar nga marina amerikane për të shpëtuar speciet detare më të rrezikuara në botë, derrat e detit.  

Ministri i ambientit, Rafael Pacchiano, tha se delfinët planifikohet të përdoren për të lokalizuar dhe mbledhur në vende të sigurta derrat e detit.

Si masë për shpëtimin e derrave të detit, Meksika ka ndaluar përgjithmonë rrjetat e peshkimit, të cilat fajësohen për rënien e numrit të tyre.

“BBC” tha se shkencëtarët mendojnë se më pak se 40 gjitarë janë ende gjallë në habitatin e tyre në Gjirin e Kalifornisë.

Pacchiano tha se projekti me delfinët do të nisë në muajin shtator.

Kemi punuar përgjatë vitit të kaluar përkrah marinës amerikane me një grup delfinësh që ata kishin trajnuar për gjetjen e zhytësve të humbur

”, tha ai për radion “Formula”.

I kemi trajnuar për të lokalizuar derrat e detit”

, tha ai duke shtuar se “

duhet të sigurojmë se do të kapim numrin më të madh të tyre në mënyrë që të kemi një mundësi për t’i shpëtuar.”

Qeveria meksikane njoftoi të premten ndalimin e të gjitha llojeve të rrjetave në gjirin e Kalifornisë, një lëvizje që është përshëndetur edhe nga ylli i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio.

“Ky është një lajm i mirë”, tha DiCaprio duke falënderuar presidentin meksikan për përpjekjet për shpëtimin e derrave të detit./tvklan.al