Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Elbasanasit do ta presin kryeministrin me parullën “Nano ik”. Këtë kanë premtuar partitë e djathta të këtij qyteti nëse Fatos Nano dot guxojë të shkojë për festën e Ditës së Verës në Elbasan.

Aurel Bylykbashi:- “të protestojmë për vjedhjen e ceremonisë së Ditës së Verës nga Tirana dhe theksojë se, në rast se kryeministri Fatos Nano, vjen në Elbasan për ditën e Verës, Elbasani që nga hyrja në Bradashesh do t’i përgjigjet “Nano ik”.

Ndërsa forcat politike të spektrit të djathtë, sindikatat si dhe një numër shoqatash, organizuan një tryezë të rrumbullakët dhe në fund dolën me një deklaratë të përbashkët, ku i kërkohet popullit elbasanas që ditën e shtunë në orën 17, të protestojnë për mungesën e dritave, bllokimin e rrugës Elbasan-Tiranë, si dhe ndotjen në këtë qytet. Për ndarjen e festimeve gjatë Ditës së Verës ka protestuar edhe PD në Tiranë.

Bamir Topi:- “Kjo është një vepër ekskluzivisht e qeverisë dhe Fatos Nanos, nuk është e bashkisë së Tiranës, zoti Edi Rama, me anë të nj korrespondence me kryetarin e këshilltarëve demokratë në bashki zotin Rusmali, e ka demonstruar korrektësinë e pozicionit të tij, duke thënë, që nuk është as organizatori i festës, nuk është as ai që e ka financuar këtë festë. Pra në fokusohemi tërësisht tek Fatos Nano, i cili po e deformon eston e Verës për arsye politike. Nga kjo pikëpamje ne shtrojmë edhe një problem tjetër shumë të rëndësishëm, ky njeri që flet nga mëngjesi deri në darkë për politikat e decentralizimit, vazhdon të thellojë politikat e centralizuese, gjë që nuk ishte parë më parë edhe në këtë linjë, pra ky kërkon të centralizojë edhe festat lokale”./tvklan.al