Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiun, si autorin kryesor të vrasjes së dyfishtë në Lushnje në vitin 2017.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për masën e dënimit duke e konsideruar atë si autorin kryesor të asaj që njihet si ‘masakra e Lushnjës’, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagos edhe një tjetër.

Haxhiu ndodhet në qeli në shtetin grek ku ka kundërshtuar ekstradimin në vendin tonë duke iu drejtuar gjykatave atje.

Pas shpalljes së vendimit, avokati i tij Detar Hysi tha në një reagim që shpërndau për mediat, se gjykata ka tejkaluar kompetencat e veta dhe ka dhënë një vendim të padrejtë, duke nxitur seri vrasjesh në qytetin e Lushnjes. Për këtë ngjarje me herët me burgim të përjetshëm janë dënuar edhe Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Tv Klan