Një gjykatë në Angli dënoi me 10 vjet e 6 muaj burg 40-vjeçarin shqiptar Agim Isaku, i cili në gusht të vitit 2015 vrau bashkëshorten nga xhelozia, teksa fëmijët ishin në gjumë. Ngjarja e rëndë e vrasjes së 33-vjeçares Elife Beqa u pasqyrua gjatë nga mediat angleze.

Dyshimet për tradhti e kishin shtyrë 40 – vjeçarin që t’i kontrollonte telefonin dhe “Facebook”-un, derisa erdhi dita kur e mbyti me duar. Shqiptari ishte i martuar prej 13 vitesh me 33 – vjeçaren Elife Beqa dhe kishin dy fëmijë.

Eli, siç e thërrisnin shkurt, i kishte thënë një shoqeje se po përgatiste një tortë për 40 – vjetorin e të shoqit dhe kjo do të shërbente edhe si shtysë për ta qetësuar, pasi kohët e fundit Agimi ishte bërë tepër xheloz.

Prej javësh duket se Isaku e kishte kuptuar këtë lidhje dhe i kontrollonte “Facebook”-un të shoqes, ashtu siç i kontrollonte edhe telefonin dhe i kërkonte që ta linte punën.

Prokurori Tony Badenoch tha në gjyq se “Askush nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës në familje.

Tv Klan