Noka: Propaganda e qeverisë po prodhon “mrekulli” ne vend

Ndalesa e radhës e deputetëve demokratë ishte në Gjirokastër. Gjatë takimit me qytetarët, nuk kursyen akuzat ndaj qeverisë, që sipas tyre po prodhon një realitet të rremë nëpërmjet propagandës.

Oerd Bylykbashi: Ky regjim hibrid është më i rrezikshëm se sa ai që kemi lënë 30 e ca vite më parë. Pikërisht sepse është hibrid, është tinëzar, është i fshehur e bën që shpesh herë të kalojë i pavënë re.

Akuza kishte dhe kundrejt SPAK, pasi sipas demokratëve po shmang vendosjen para përgjegjësisë të Edi Ramës.

Ervin Salianji: Si ka mundësi që treçereku i bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në Bashki dhe Qeveri janë sot para drejtësisë ndërsa Edi Rama dhe drejtuesit kryesor politik të tij jo.

Flamur Noka: A mendon sot kush në këtë Shqipërinë tonë se qoftë edhe një vendim i vetëm merret nga dikush tjetër, në këtë Shqipëri, përveçse nga Edi Rama. A mendon sot kush se mundet të ketë një tender, një koncension që nuk ka miratimin e tij.

Takimet në Gjirokastës ishin në kuadër të një turi që deputetët e PD kanë nisur nëpër Shqipëri.

Klan News