Gjatë seancës së radhës së Komitetit të Asamblesë Kombëtare serbe për çështjet administrative ka ndodhur një incident i dhunshëm.

Debatet kanë degjeneruar në dhunë fizike, ku deputetët kanë qëlluar njëri – tjetrin me “mouse”-t e kompjuterëve.

Bosko Obradovic, i cili kryeson grupin e deputetëve të popullit, anëtarë të Asamblesë nga Lëvizja Opozitare Dveri, qëlloi me mouse-in e kompjuterit kryetarin e Komitetit, Aleksandar Martinovic, anëtar i partisë në pushtet.

Obradovc reagoi në këtë mënyrë pasi Martinoviç nuk i dha fjalën.

Fillimisht deputeti i opozitës e pyeti se përse nuk i jepte fjalën dhe i trajtonte si budallenj. Por Martinoviç e injoroi duke folur në telefon. Pikërisht ky momenti u bë shkak që Obradoviç ta godiste me mouse-in e kompjuterit.

Por Martinoviç i shpëtoi, pasi mouse u pengua nga kabulli që e mban lidhur me kompjuterin, por herën e dytë pamjet tregojnë se ai u godit në fytyrë.

Duke iu drejtuar Obradoviç-it, “viktima” e sulmit u shpreh se nuk mund të prishte seancën, por sapo të përfundonte, ai do të paguante për atë që bëri.

Obradoviç kërkoi që kërcënimet e kryetarit të Komitetit të regjistroheshin dhe e ftoi që llogaritë të laheshin në sallë

Dhe anëtarët e tjerë të Komitetit u përfshinë në debate të ashpra verbale. Ky ishte incidenti më i fundit nga një seri të tillash në Asamblenë serbe këto muajt e fundit.

/abcnews.al