Humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit minimizon shanset e Liverpool në garën për titullin e Premier League. Katër takime nga fundi, The Reds numërojnë 3 pikë më pak se Arsenali, por edhe një pikë më shumë se Manchester City, me këto të fundit që kanë luajtur takime më pak se ta në këtë pikë të sezonit. Disfata 2-0 në derbin e qytetit kundër Everton nxori në pah mungesën e efikasitetit të sulmit të Liverpool.

“Nuk ishte performance më e mirë në fushën e lojës. Më vjen keq për tifozët. Kemi nevojë për një krizë të City dhe Arsenal dhe duhet të fitojmë ndeshjet tona për të shpresuar titullin.”

Fitore komode për Manchester United, 4-2 përballë Sheffield United. Bruno Fernandesh ishte heroi i “djajve të kuq” në këtë sfidë, duke shënuar dy herë dhe asistuar tek goli që sigloi fitoren e United.

“Kishte gjëra pozitive. Jam i kënaqur me fitoren dhe ne duhet të vazhdojmë përpara. Po përpiqemi të shënojnë dhe të realizojmë objektivat që kemi deri në fund të sezonit.”


Manchester United shpreson ta mbyll me trofe këtë edicion, pasi më 25 Maj luan finalen e EF EJ KAP ndaj Manchester City.

Klan News