Dështimi i ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi, në Kuvendin e Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Siç shkruan

Klan Kosova

, kundërshtimet e opozitës dhe një pjesë të deputetëve të koalicionit qeverisës që po i bëjnë versionit aktual të demarkacionit, po venë në rrezik këtë proces.

Një dështim i mundshëm mund të çojë në prishjen edhe të koalicionit aktual qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat nuk kanë gjetur ende konsensusin për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës e Malit të Zi.

Por, të bindur se këtë vit do të ketë zgjedhje dhe se demarkacioni mund të jetë shkas, janë partitë opozitare, të cilat po kërkojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve./tvklan.al