Izmir Smajlaj nuk arriti të kalonte në finalen e garës së kërcimit së gjati në lojërat olimpike. Gara kualifikuese u mbajt në orët e para të ditës së sotme me kohën shqiptare.

Sportisti shqiptar kërceu 7 metra e 72 centimetra në provën më të mirë, ajo e para duke u renditur i 21-ti. Ky është një rezultat më i dobët se kërcimi më i mirë i Izmir Smajlajt, i cili mban edhe rekordin kombëtar.

Sot pas orës 15:00 është radha e Luiza Gegës. Nënkampionia e Europës në 3000 metra me pengesa do të garojë pavarësisht problemeve fizike. Luiza Gega synon kualifikimin në finale.

Tv Klan