Ka sfiduar paralajmërimin e Shteteve te Bashkuara por ka dështuar në testin e radhës së raketave. Kjo është Koreja e Veriut, e cila këtë fundjavë prezantoi me ovacione të mëdha arsenalin e saj ushtarak.

Shtete e Bashkuara paralajmëruan më herët se vendi komunist mund të përballet me pasoja serioze për veprime provokuese, përfshire edhe përgjigje të mundshme ushtarake, por testi nuk u krye me një raketë balistike ndërkontinentale.

Raketa e testuar ditën e diel ishte me rreze të mesme veprimi dhe shpërtheu 4-5 sekonda pas lëshimit, në bregun lindor të vendit.

Sipas zyrtareve amerikanë, nëse prova do të ishte bërthamore, atëherë “do te pasonin veprime te tjera nga Shtetet e Bashkuara”.

Ditët e fundit tensioni mes SHBA-ve dhe Koresë se Veriut është përshkallëzuar ndjeshëm, veçanërisht pas afrimit ne gadishull te aeroplanmbajtëses bërthamore amerikane Carl Vinsent.

Tv Klan