Ajo ishte një nga 28 personat që patën një impakt, tronditën dhe tërhoqën vëmendjen e Evropës në vitin 2017.

53-vjeçarja Daphne Caruana Galizia, blogere dhe gazetare e njohur, u vra një ditë më parë në një atentat mafioz sapo kishte lënë shtëpinë e saj.

Vetëm 30 minuta përpara se makina e saj të shpërthente si pasojë e një bombe, ajo kishte shkruar për herë të fundit në blogun e saj.

“Ka hajdutë kudo që hedh sytë, situata është dëshpëruese tani”.

15 ditë më parë Caruana Galizia kishte paraqitur një raport policor, ku thoshte si kishte marrë kërcënime.

Kryeminitri i vendit, i akuzuar drejtpërdrejtë nga blogerja për korrupsion, dënoi sulmin barbar dhe tha se do të vinte në dizpozicion çdo autoritet për kapjen kriminelëve.

Caruana Galizia shkaktoi një tronditje në Maltë kur nisi të hetojë çështjen e përfshirjes së qeverisë malteze në skandalin e “Panama Papers”.

Ajo akuzoi drejtpërdrejtë administratën e kryeminitrit Joseph Muscat, i cili ka mohuar vazhdimisht akuzat. Caruana Galizia u përshkrua nga media amerikane “Politico” si “gruaja WikiLeaks”.

Tv Klan