Policia maqedonase ka dhënë deteja të reja mbi vrasjen e Dilaver Bojkut, të hënën në mbrëmje në Strugë. I njohuri me pseudonimin “Leku”, 55-vjeçari u ekzekutua teksa  ishte ulur në restorantin e tij “Aqua Blue” në Strugë.

Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, “Një person i panjohur rreth orës 16:45 të së hënës qëlloi me armë pas kokës 55-vjeçarin dhe më pas u largua me vrap. Djali i Dilaver Bojkut së bashku me një person tjetër u përpoqën të kapin atentatorin, mirëpo ky i fundit pasi ka shtyrë ndaj tyre është larguar”.

55-vjeçari i plagosur u transportua për në spitalin e Strugës, por rrugës ndërroi jetë gjatë rrugës.

Dilaver Bojku – Leka, i dënuar për prostitucion dhe krime, ishte nga fshati Veleshtë e Strugës, aty ku për vite ka lulëzuar industria e jashtëligjshme e ushtrimit të prostitucionit, pjesë aktive e së cilës akuzohet se ka qenë edhe Dilaver Bojku.

Para 15 viteve Bojku fitoi epitetin “Bosi ballkanik i prostitucionit”. Pas një periudhe të gjatë përballjesh me dënime të lehta, edhe pse ndaj tij rëndonin akuza të rënda penale, Dilaver Bojku ishte futur në biznes legal në fushën e  turizmit dhe hotelierisë. TV KLAN