Princi Harry-aktorjaPrinci Harry njihet si djali që thyen rregullat, prandaj ai shpesh është bërë pjesë e lajmeve aspak të denja për një djalë që vjen nga Pallati Mbretëror.

Sipas asaj që raporton “Novella 2000”, Princi Harry është parë në shoqërinë e aktores Martina Stella, madje çifti ka patur edhe një udhëtim romantik në Romë.

E kontaktuar nga “Novella 2000”, aktorja Stella as nuk ka konfirmuar lajmin, por as nuk e ka mohuar.

Nëse do të ketë dashuri mes çiftit, lajmi nuk mund të mbahet pafundësisht sekret, por ka edhe një problem, pasi një vajzë pa gjak blu është vështirë të pranohet në familjen e Harry-t. Kjo lidhje e rë e tij mund t’i shkaktojë të tjera dhimbje koke babait të tij, Princit Charles dhe gjyshes, Mbretëreshës Elizabeth.

m.s