Dy fshatra në Nigeri janë sulmuar nga disa militantë islamikë dhe kanë shkaktuar me dhjetëra civilë të vdekur. Rreth 49 persona kanë vdekur sipas BBC-së, ndërsa 17 janë plagosur në fshatin Tchombangou. 30 të tjerë u vranë në fshatin Zaroumdareye.

Kohët e fundit në rajonin e Sahelit në Afrikë ka pasur disa incidente të dhunshme nga grupe të ndryshme militante.

Të shtunën, Franca raportoi se dy ushtarë të saj u vranë në Mali. Disa orë më herët, një grup i lidhur me Al-Kaedën pranoi se fshihej pas vrasjes se tre pjesëtarë të tjerë të trupave franceze në Mali.

Franca ka qenë në fakt shteti që ka udhëhequr vendet e Afrikës Perëndimore dhe aleatët europianë kundër militantëve islamikë në Sahel. Megjithatë ky rajon vazhdon që të jetë i prekur nga dhuna etnike, banditizmi dhe trafiku i drogave e qenieve njerëzore./tvklan.al