Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan një person, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë. Në pranga ra Kristo Xhibro, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier.

Arrestimi i 47-vjeçarit u bë pasi në lagjen “Kastriot”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë praë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

/tvklan.al