Prindërit në mbarë botën paralajmërojnë fëmijët që të mos sillen keq në prag të Krishtlindjes, ose ata rrezikojnë që babagjyshi të lërë qymyr nën pemë në vend të një dhurate.  

Shumica prej nesh nuk kanë parë ndonjë rast të tillë, por gjithçka mund të ndryshojë.

Për ta bërë dhuratën e këtyre Krishtlindjeve të duket edhe më gazmore, ekziston një kuti që është projektuar të duket si një kuti unaze për të dashurën tuaj, ose si një kuti ore, për burrin e jetës suaj.

Dhurata quhet Joque Cóal dhe kushton 11.50 dollarë.

Joque Cóal është një copë qymyri (po, qymyr i vërtetë) i paketuar në mënyrë të përsosur në një kuti dhuratë me fletë argjendi, krijuar të ngjajë me një dhuratë vërtetë të shtrenjtë.

Marrësi më (jo)fatlum do të impresionohet me pamjen elegante të kutive, duke ngritur me padurim kapakun, e duke shpresuar të jetë diçka e bukur dhe e shtrenjtë, e jo një copë thëngjilli.

“The Sun”

shkruan se ideja është e një kompanie të quajtur Yellow Octopus. Kjo “dhuratë” është krijuar posaçërisht për ata që preferojnë t’i bëjnë Krishtlindjet e veçanta dhe gazmore, vetëm se duhet të kenë kujdes nga pasojat e pakëndshme.

/tvklan.al