Takimi zgjati mbi 3 orë, kryenegociatorët ritakohen javës që vjen

Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe të Serbisë Petar Petkoviç në Bruksel ka përfunduar pa sukses pas tre orë e gjysëm. Kryenegociatori evropian Miroslav Lajçak u vuri afat palëve që deri të premten të sjellin propozimet e tyre konkrete sesi ato e shohin zgjidhjen afatshkurtër dhe atë afatgjatë për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Pas kësaj është rënë dakort që javën e ardhshme palët të ulen sërish në Bruksel dhe të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësirë për marrëveshje.

Pala serbe heziton që të pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në tryezë janë diskutuar edhe çështja e personave të zhdukur, pagesave të energjisë nga serbët si dhe frekuencat e telekomit.

Bislimi kërkoi nga Lajçak që t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të sqaruar faktin se dialogu me Serbinë nuk është kusht për anëtarësimin në atë organizatë.

“U dakorduam që deri të premten secila palë të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe si do fillohet me zgjidhjen afatgjatë dhe pastaj javën tjetër të mblidhemi sërish dhe të diskutojmë se a mund të gjejmë një hapësirë ku këto dy propozime pastaj mund të konvergojnë drejt një propozimi të vetëm që të jetë i pranueshëm për palën kosovare.”

Pas takimit në Bruksel kryenegociatori serb Petkoviq tha se delegacioni serb theksoi se kërkesa kryesore e tij ishte formimi i bashkësisë të komunave ndërsa çështja e dytë ajo e ndalimit të dinarit pasi vendimi i Kosovës siç tha ai, ka krijuar vështirësi jetese për popullin serb atje.

Klan News