Një shtëpi private është përfshirë nga flakët e zjarrit në qytetin e Gjirokastrës. Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses dhe vendosën nën kontroll flakët.

Sipas informacioneve paraprake, banesa që është djegur ndodhet në lagjen “11 Janari”. Mësohet se në momentin kur shtëpia u përfshi nga flakët, brenda nuk ka patur asnjë person.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të panjohura. 

/tvklan.al