Edhe pse në pranverë, territori i vendit ka përjetuar temperaturat e dimrit dhe të verës brenda pak ditëve. Këtë javë, duket se “dimri” do ja lërë vendin “vjeshtës” pasi pritet që temperaturat të jenë pak më të larta se ditët që lamë pas.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se vetëm dita e sotme do të ketë intervale me diell, ndërsa nga e marta deri të premten pritet një situatë e paqëndrueshme atmosferike, ku do të dominojnë ditët me reshje shiu.

Lajda Porja: Të shijojmë diellin vetëm ditën e sotme. Moti do të jetë me diell pothuajse në të gjithë territorin, presim temperatura të larta, madje deri në 22 gradë në disa qytete të Ultësirës Perëndimore. Do të kemi ndryshim të situatës duke filluar që sonte pas mesnatës të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që dita e martë të jetë me reshje, herë pas here dhe rrebeshe. Lajmi i mirë është që reshjet do t’i kemi kryesisht reshje shiu dhe jo dëbore. Kjo do të bëjë që të kemi përmirësim të situatës ku ka pasur dëborë apo bllokim të rrugëve. Presim rritje të temperaturave në orët e para të mëngjesit. Reshjet përgjatë së martës do të jenë reshje shiu.

Situata e paqëndrueshme nga e marta deri të premten. Të martën, të mërkurën rrebeshe shiu, dita e enjte dhe e premtja, edhe pse reshjet do të jenë prezente, do të jenë më të pakëta, parashikohet që të jenë kryesisht në zonat jugore dhe juglindore, pro reshje më të pakëta në pjesën tjetër të territorit. Presim që të kemi rritje në orët e para të mëngjesit duke bërë që reshjet dëborë të ketë vetëm në majat e larta, edhe zonat që kanë pasur dëborë gjatë fundjavës, do të kenë reshje shiu që do të mundësojë shkrirjen e menjëhershme e dëborës, duke përmirësuar dhe situatën e rrugëve që janë të bllokuara. Pritet përmirësim i motit nga e diela dhe javën që vjen./tvklan.al