Kur flokët ekspozohen ndaj papastërtive, ndotjes, rrezeve të diellit dhe pluhurit fillojnë që të humbasin shkëlqimin e tyre natyral.

Shpeshherë dhe produktet kimike që përdorni për të përmirësuar gjendjen e tyre, mund të përkeqësojnë edhe më tepër cilësinë.

Ajo çfarë këshillohet është edhe përdorimi i maskave të ndryshme, për t’i dhënë flokëve jetë dhe shkëlqim.

Maskë me mjaltë  

Ju mund të përdorni këtë maskë, e cila konsiderohet e shkëlqyeshme për të detoksifikuar flokët. Këtë maskë mund ta përgatisni duke përzier 1 lugë gjelle mjaltë, tre lugë ujë dhe vajin, që ju përdorni zakonisht për kujdesin e flokëve.

Masazhojeni mirë në flokët tuaj dhe pasi të keni mbaruar, shpëlajini flokët me ujë të ftohtë ose të vakët. Mjalti konsiderohet të jetë i shkëlqyeshëm për flokët dhe lëkurën. Gjëja e mirë në lidhje me këtë maskë detox është që ju mund ta përdorni sa herë që mendoni se flokët janë dëmtuar.

Kastravec dhe limon

Mund t’i përdorni për një pastrim të shpejtë dhe natyral të flokëve. Qëroni  limonin dhe kastravecin dhe më pas i prisni në copa të vogla. Shtoni vajrat që përdorni dhe maskën aplikojeni në flokë.

Kjo maskë do t’iu ndihmojë të largoni papastërtitë dhe ndihmon në rritjen e shëndetshme të flokëve, dhe heq zbokthin.

Përveç këtyre maskave, gjithashtu duhet të keni parasysh që dieta ushqimore ndikon në cilësinë e flokëve. Nëse dëshironi që flokët tuaj të detoksikohen, konsumoni shumë ujë dhe ushqime të shëndetshme, që janë të pasura me proteina dhe minerale./tvklan.al