Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana pritet të jetë më i ndezur se kurrë. Lufta sportive në fushë dhe tifozeritë në tribuna pritet ta mbëjnë më të bukur këtë përballje.

Të dy ekipet kërkojnë fitoren për të qenë sa më pranë objektivave dhe për të gëzuar tifozët. Sot kryeqyteti do të ndjejë derbin edhe në rrugët e tij, pasi grupimet e përkrahësve të kuq dhe bardheblu do të marshojnë drejt stadiumit “Qemal Stafa” për të treguar se fitorja do të jetë me ta.

Policia ka përcaktuar dy pikënisje dhe rrugëtime të ndryshme që të shmangin përplasjen e tifozerive. Mbështetësit e Partizanit do të nisen nga pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ata të Tiranës në afërsi të rrugës së Durrësit. Klubet kërkojnë që të mbizotërojë ana sportive dhe një mesazh të tillë e jep edhe trajneri i Tiranës.

Ilir Daja ,Trajner i Tiranës

:Të tregojmë qytetarinë në ndeshjen.

Ndeshja do të nisë në orën 18:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Tv Klan