MAIN-Madonna-treated-Rocco-like-a-trophy

Marrëdhënia e Madonnës më djalin e saj, Rocco Ritchie po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Kohët e fundit i biri e ka fshirë yllin e muzikës pop nga ndjekësit e tij, në Instagram.

Në profilin e tij, djali i këngëtares vijon ende të lejojë të shikojnë se çfarë bën ai, të atin Guy Ritchie dhe njerkën e tij, por jo nënë.

“Nuk është aspak shenjë e mirë, që ai të bllokojë nënë e tij nga mediat sociale, sidomos për zërave se ajo e ka turpëruar duke publikuar disa foto të tij. Shpresojmë që të jetë një kaprico prej adoleshenti”, i ka thënë një burim nga britanikes “The Sun”.

Ndërkohë që këngëtarja e hiti “Material Girl” është përfshirë në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, në momëntin që 15 – vjeccari nuk pranoi të kthehej në Neë York për Krishtlindje.

Kënëgtarja iu drejtua Gjykatës Supreme të Manhattan, që të kthente me vendim të birin në SHBA për Krishtlindje, në vend që të ishte në Londër më të atin. Por Rocco, nuk ka lëvizur nga Britania.

Madonna ia artibuan sjelljen e keqe të të birit ndaj saj, si ndikim nga regjisori britanik.

Aktualisht as Madonna, as ish-bashkëshorti Guy Ritchie nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë situatë./tvklan.al