Himarë – Ky është momenti kur gomonia e Policisë Kufitare të Vlorës ka shpërthyer në flakë pasditen e së Hënës në Himarë.

Televizioni Klan sjell pamjet kur zjarri ka përfshirë pjesën pranë motorrit  të gomones.

Sapo Besnik Imeraj, punonjës i policisë kufitare ka ndezur pompën elektrike për pastrimin e gomones nga uji, si rezultat i një shkëndije ka shpërthyer zjarri i cili është favorizuar dhe nga bidonat e benzinës që kanë qenë të mbushur plot.

Gomonia ka qenë e parkuar në port ç’ka ka favorizuar 46 vjeçarin që të arrinte t’i shpëtonte flakëve duke dalë në breg.

GOMONIIAAAAA

Efektivi i policisë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës dhe më pas është sjellë në Repartin e djegies në QSUT për mjekim më të specializuar.

Ndërsa zjarri është fikur nga një makinë e shërbimit zjarrëfikës.

Tv Klan