partoooooooonKur Miley Cyrus i tha se e kishte të nevojshme të “vriste Hanna Montana-n”, Dolly Parton nisi të shqetësohej për të.

Ylli i muzikës country ka vendosur që të flasë hapur për shqetësimet e saj për Miley-n.

Në një intervistë për “The Sun”, 68-vjeçarja Parton shprehu hapur shqëtësimin për mënyrën sesi 21-vjeçarja kontroverse po përpiqet të distancojë nga vetja imazhin e pastër dhe fëminore të personazhit Hanna Montana.

Parton ka qenë për vite mikeshë shumë e afërt e Billy Ray Cyrus. Ajo është kumbara e këngëtares ndaj dhe shqetësimi i saj është edhe më i madh.

Për të përditshem britanike Parton tha se shpresonte që Miley të mos e çonte më tej “çmendurinë” në skenë pasi sipas saj turma nuk do ta falte nëse do të bënte diçka fyese. Për Parton mënyra sesi Miley po përpiqet të shfaqet në publik mund të hedhë hije mbi talentin e saj.

Edlira Kalaja/tvklan.al