Një panel vëzhguesish po kërkon nga presidenti amerikan, Donald Trump, që të sqarojë nxjerrjen e informacioneve të ndjeshme sekrete, ndërsa qëndronte në hotelin e tij në Florida.

Mediat kanë raportuar se si Trump ka diskutuar informacione të ndjeshme në prani të klientëve të hotelit.

Përfaqësuesi Jason Chaffetz, udhëheqësi i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, dëshiron të dijë se si Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe, i janë përgjigjur testit të raketës balistike të Koresë së Veriut, derisa kanë qenë në resorin “Mar-a-Lago”, gjatë fundjavës.

Fotografitë e bëra nga klientët në restorantit e hapur tregon se si Trump dhe Abe diskutonin dhe shikonin dokumente, ndërsa ishin të rrethuar nga këshilltarët, pas provave të raketës nga Koreja komuniste.

“Fotografitë tregojnë se si stafi i Shtëpisë së Bardhë ka shfrytëzuar telefonat e tyre për të ofruar dritë gjatë rishikimit të dokumenteve, të cilat mund të kenë qenë sekrete”, thotë Chaffetz.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka thënë se Trump është informuar rreth situatës në Korenë Veriore në një zonë të sigurt të “Mar-a-Lago” para dhe pas darkës me Abe./ tvklan.al