Ai kaloi disa vite duke u përpjekur për të bindur botën se Barack Obama nuk ishte një qytetar amerikan.

Por tani Donald Trump duhet të ofrojë prova për të vërtetuar se nuk është një jetim nga Pakistani.

Një televizion i quajtur “Neo News”, pretendon se Trump me flokët biond ka lindur në Vaziristan në vitin 1946 dhe quhej Dawood Ibrahim Khan.

Më tej thuhet se ai ka jetuar në vendlindjen e tij deri në vitin 1955, kur u adoptua nga familja amerikane pasi prindërit e tij nga Pakistani humbën jetën.

Kanali televiziv tregoi gjithashtu një foto të fëmijërisë së “Trump në Pakistan”, duke pretenduar se edukimin e fëmijërisë Trump e ka marrë pikërisht në Pakistan.

Një tweet kishte pohuar se Trump kishte lindur nga një familje myslimane.

Kjo ka ngjallur shumë debate dhe diskutime, megjithatë ende nuk dihet nëse ky fakt është i vërtetë apo jo, mbetet përgjigjia e Trump për ta vërtetuar këtë fakt./tvklan.al