Kandidatja e të djathtës ekstreme për Presidente të Francës, Marine Le Pen ka dhënë dorëheqje nga posti i lideres së  Partisë Fronti Kombëtar.

Lëvizja e saj vjen një ditë pasi siguroi balotazhin në zgjedhjet presidenciale në Francë, ku do të përballet me Emmanuel Macron në turin e dytë.

Këtë mbrëmje kam vendosur të lë postin e presidentes së Frontit Kombëtar

”, tha Le Pen për “France 2”.

Unë do të jem mbi konsideratat partiake

”, tha ajo.  Ende nuk dihet nëse vendimi i saj do të jetë i përhershëm, edhe nëse humbet në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sondazhet thonë se kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, do të fitojë bindshëm në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përballë kandidates që mbësht daljen e Francës nga Bashkimi Europian./tvklan.al