Abuzimi seksual është një nga format më të rënda të abuzimit dhe shfrytëzimit ndaj fëmijëve që fatkeqësisht duket të jetë më i përhapur se të dhënat dhe informacionet publike të institucioneve. Por si është situata lidhur me këtë fenomen në realitetin shqiptar, çfarë prioritetesh ofron legjislacioni ynë në këtë pikë, a ka vend për përmirësim, si përvijon hetimi i rasteve të zbuluara, traumat dhe pasojat që le secili prej abuzimeve tek të miturit?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të dhënë më shumë informoacione të ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan kanë qenë David Gvineriapërfaqësues i UNICEF, në pozicionin e përgjegjësit për sektorin e mbrojtjes së fëmijeve, Alma Tandili drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Altin Hazizaj, drejtor i Përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, (CRCA).

Altin Hazizaj: Ne jemi e vetmja organizatë dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë që ofrojmë një mjet konkret për fëmijët, por edhe për prindërit për të denoncuar. Mjafton të shkojë në faqen e internetit iSIGURT.al ta shtypë dhe aty ka mundësi të raportojë incidentet që ndodhin në internet. Raporti që ne marrim janë 24 orëshe dhe janë nga më të ndryshme. Ajo që mund të thuhet është fakti se si ka ndryshuar qasja në materiale para Covidit dhe pas Covidit dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme.

Ajo që vemë re më shumë shqetësim dhe autoritetet duhet ta kuptojnë këtë gjë është se nëse në iSIGURT.al al ne marrim 200 raste të mirëfillta ose ankesa për një vit, vetëm në periudhën sapo ka filluar pandemia dhe deri në fillim të hapjes që përkon me Majin, një periudhë 2 mujore ne kemi marrë pothuajse 6.000 raportime të faqeve pornografike me fëmijë dhe nga të cilat afërsisht 150 materiale pornografike janë me fëmijë shqiptarë, pjesa tjetër janë materiale pornografike me fëmijë të huaj. Bëhet fjalë për Facebook si faqja kryesore.

Mirela Milori: Janë materiale që shkëmbehen në Facebook, çfarë ndodh?

Altin Azizaj: Unë kam një material pornografik të regjistruar me fëmijë ose se jam vetë pedofil dhe dua ta shpërndaj, ose sepse ma ka dhënë dikush tjetër dhe përgjithësisht këto vijnë nga rrjetë të organizuara të pedofilëve dhe në një moment të caktuar me një profil fallso ti e hedh në grupe të caktuara specifike të faqeve në Facebook. Duke qenë se ne jemi një agjenci e privilegjuar nga Facebook, ne kemi marrëveshje me ta, na jep mundësinë që të punojmë me Facebook të paktën për rastet e fëmijëve në Shqipëri.

Mirela Milori: Dua të di më tej, çfarë ndodh me këta fëmijë që janë të përfshirë në këto video, a vihet në dijeni familja?

Altin Azizaj: Në një pjesë të rasteve ne kemi mundësi që viktimave t’i ofrojmë shërbime, t’i gjejmë kush janë viktimat por këto raste janë të rralla sepse teknologjia që përdor policia në Shqipëri pëfshirë dhe prokurorinë, nuk është ende në nivelet e kërkuara, e rekomanduara. Mungojnë investime për teknologji që do bënin të mundur gjetjen e asaj që quhet pika fundore. /tvklan.al