policia-bari

Një qytetar shqiptar u arrestua në një operacion të autoriteteve italiane, pasi u kap me drogë në Portin e Barit. Sami Zoto, 26 – vjeç ,kishte zbarkuar nga trageti i linjës Durrës – Bari me një kamion të ngarkuar me pizhame. Gjatë kontrollit të mallit në doganë, ai shfaqi shenja nervozizmi.

Për këtë arsye, doganierët sinjalizuan policinë dhe Guardia di Fiananca, që ushtruan kontrolle të hollësishme. Efektivët zbuluan dy ngarkesa me drogë mes kutive me pizhame, që transportoheshin nga Durrësi në Itali. Në të parën, ishin 26 kilogramë marijuanë dhe në të dytën 1 kilogramë heroinë.

Zoto u arrestua në flagrancë, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë për të zbuluar lidhjet e tij me personat që e prisnin drogën në Itali.

Një tjetër shqiptar u arrestua për drogë, në një tjetër operacion të zhvilluar në Olbia. Dashamir Hoxha, u kap së bashku me 5 italianë, mes tyre edhe një grua, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

44 – vjeçari Hoxha dhe dy italianë u lanë në burg, ndërsa 3 persona të tjerë, në arrest shtëpie.

Policia tha se sekuestroi kokainë dhe heroinë në sasi që arrijnë vlerën e 80 mijë eurove. Rrjeti i shpërndarjes së drogës po mbahej nën vëzhgim prej një viti nga policia.

Tv Klan